Pse edhe kësaj here Bella Hadid e Weeknd i dhanë fund?

By

Modelja e famshme Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd, janë ndarë përsëri!

22 vjeçarja supermodele dhe këngëtari 29 vjecar, fitues i çmimit Grammy, anë vendosur t’i ndajnë rrugët, një vit pasi revista amerikane E! News ekskluzivisht raportoi se dyshja janë pajtuar sërish, sepse nëse nuk ju kujtohet, ata edhe njëherë ishin ndarë!

Image result for bella hadid and weeknd

Ndërsa tani përsëri burime të kësaj reviste pranë çiftit, bëjnë me dije se Bella dhe Abel janë ndarë.

Sipas këtyre burimeve, “distanca”, ka luajtur një rol të rëndësishëm që ata t’i ndajnë rrugët.

“Të dy janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mentalisht”, ka thënë ky burim për revistën. “Bella po përgatitet për pasareat e modës ndërsa Abel po punon në albumin e tij të ri muzikor”.

“Ata janë grindur shumë së fundmi”, ka thënë po ky burim, transmeton Prive. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm