Pse disa qime mbesin nën lëkurë?

By

Shumë njerëz pas depilimit për ballen me skuqje dhe kruarje të trupit.

Sipas ekspertëve shëndetësor, kjo ndodh për shkak të qimeve që njihen si qime të rrënjosura dhe mbesin nën lëkurë, në vend që të dalin në sipërfaqe.

Ekspertët shpjegojnë  se lëkura e vdekur mund të bllokojë një gjëndër qimesh që i detyron ato të rriten nën lëkurë.

Këto qime që mbesin nën lëkurë mund të çojnë pastaj në kruajtje si dhe të japin një pamje të përgjithshme me gropa në lëkur, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv

Por, ka disa forma që mund t’i eliminoni ato qime nga brendësia e lëkurës suaj, duke përdorur kështu një kompresë të nxehtë ose të kërkoni një dermatolog t’i heqë ato qime të rritura.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar qimet e rrënjosura, sipas ekspertëve është heqja e qimeve me lazer.

Artikuj të ngjashëm