Kompania trust në spitalin NHS humbi 360,000 funta, nga festivali i dështuar i muzikës me protagonistë Rita Ora, Rudimental dhe The Vamps.
Ai u organizua me qëllim për të mbledhur para shtesë, sa për të paguar 10 infermierë për një vit, por humbi shumën.
Festivali i quajtur “Derby Sound,” me pjesëmarrës yje si: Rita Ora dhe The Vamps, do të zhvillohej në “Derbyshire County Cricket Club” në vitin 2019, por shitja e dobët e biletave e detyroi anulimin e saj.
Spitali u përpoq të mbante humbjen të fshehtë, por është detyruar që të zbulojë detajet pas një beteje dy vjeçare të lirisë së informacionit. Këtë muaj ishte një gjyqtar që vendosi se informacioni duhej të lëshohej në domenin publik, shkrun DailyMail.
Ajo u organizua nga D-Hive, një kompani në pronësi të plotë të spitalit, e cila thotë se punon në projekte tregtare, me qëllim të injektimit të fitimeve përsëri në kujdesin shëndetësor lokal. /Prive.al