Habit Mozzik: Humbisja shumë herë derisa e kuptova që…

By

“Humbisja shumë herë,derisa e kuptova që shumë herë është mirë ta humbim vetën,sepse e gjejmë vetën!”, kështu ka shkruar ndër rreshta reperi Mozzik, pasi postoi një fotografi në Instagram.

Ajo bëri një postim të gjatë me anë të cilit dha një këshillë për të gjithë ata që kanë vizione.

“Mendimet rrënqethëse i mbaja në barkën e kokës sime besnike,lundroja pa ndalur edhe pse frikësohesha në këtë oqean të panjohur,humbisja shumë herë,derisa e kuptova që shumë herë është mirë ta humbim vetën,sepse e gjejmë vetën!
Bëje atë qe ti din më së miri,mos u ndal,suksesi është një pjatë qe nuk ka mundur ta haj askush deri sot..gjithmonë të uritur për të!
Falenderoni Zotin për gjitha të mirat 🙏
Paqim shëndetin , ndjekni vizionet dhe ëndrrat mos u dorëzoni”, ka shkruar ai.

Mozzik aktualisht po e shijon mega-suksesin e këngës “Romeo&Juliet” në duet me Loredanën, e cila po arrin për çdo ditë nga një milion klikime në youtube.Përveç kësaj, Mozzik dhe Loredana po mbajnë vendet e para në Zvicër e Gjermani./Prive.

Artikuj të ngjashëm