Pse Britney Spears thirri policinë javën e kaluar?

By

Britney Spears telefonoi policinë për të raportuar një vjedhje misterioze në shtëpinë e saj javën e kaluar, transmeton Page Six.

Zyra e policisë mori thirrjen pak para orës 6 pasdite më 10 gusht. Megjithatë, pasi policia mbërriti në rezidencën e yllit të popit në ‘Thousand Oaks, Kaliforni’, ajo vendosi të mos merrte masa.

“Ajo telefonoi dhe donte të raportonte një lloj vjedhjeje,” u shpreh të enjten oficeri i marrëdhënieve me median, kapiteni Eric Buschow. “Kur ata mbërritën dhe kontaktuan stafin e saj të sigurisë, ata i njoftuan se Spears vendosi të mos paraqiste një raport në atë kohë. Dhe kështu ata u larguan”.

Ende nuk ka asnjë regjistrim zyrtar se çfarë dyshohet se ishte vjedhur nga shtëpia e saj dhe nga kush.

“Nuk kishte asnjë veprim të zbatimit të ligjit në atë kohë, asnjë raport të marrë ose diçka të tillë,” përsëriti Buschow.

Avokati i Spears, Mathew Rosengart, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Page Six për koment.

Spears bleu rezidencën e saj Thousand Oaks, Kaliforni për 7.4 milionë dollarë në vitin 2015.

Spears kohëve të fundit është në mes të një beteje gjyqësore për t’i dhënë fund kujdestarisë që ka kontrolluar jetën dhe financat e saj për 13 vitet e fundit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm