Britney Spears tashmë po merr vendime për martesën e saj të ardhshme, dhe anëtarët e familjes së saj nuk do të jenë të ftuar, zbuloi një burim ekskluzivisht për Us Weekly.
“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtet jetën e saj”, tha burimi i brendshëm për dasmën e këngëtares dhe të fejuarit 40-vjeçar Sam Asghari. “Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime”.
Burimi shtoi: “Për momentin, nuk do të ketë asnjë nga familja e saj që të jetë i ftuar në dasmë,” pas betejës së Spears me babain e saj për lirimin nga konservatori.
Spears dhe Sam Asghari u takuan në vitin 2016.
“Çifti më pas zyrtarizoi marrëdhënien e tyre të gjatë dhe janë thellësisht të prekur nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria e shprehur ndaj tyre,” konfirmoi menazher i Asghari.
Dyshja u fejuan disa muaj më parë, pas lirimit të Spears pas 13 vjetësh nga konservatori .
Këngëtarja ndau lajmin emocionues përmes Instagramit, duke treguar unazën e saj në një video.
View this post on Instagram