Pse Britney Spears akuzon Justin Timberlake?

By

Britney Spears duket se ka ndryshuar mendim për ndjenjat e saj ndaj ish të dashurit Justin Timberlake.

Pavarësisht se kishte postuar më parë video të saj duke kërcyer me këngët e tij në sfond, ikona e popit tani po sulmon Timberlake për “përdorimin” e emrit të saj për të shitur disqet e albumit të tij debutues, “Justified”, në vitin 2002.

Spears, shkroi në një postim në Instagram të cilin më pas e ka fshirë.

“Kam pasur një telefonatë nga Jezusi mbrëmë dhe a e dini se çfarë tha ai?… I dashur fëmijë… nëna jote po merrej me librin e saj pikërisht në kohën kur të kishe nevojë më shumë për të… gjithçka për çfarë? Famë dhe vëmendje? Ish-partneri juaj bëri të njëjtën gjë…ai po merrej me albumin e tij derisa po përdorte emrin tuaj”, tha ajo.

Ish-çifti ishin në lidhje që nga viti 1999 derisa u shfaqën akuzat për mashtrim në emër të Britney në 2002.

Timberlake, me sa duket i konfirmoi ato thashetheme duke publikuar këngën e tij “Cry Me a River”, në të njëjtin vit dhe punësoi një Britney të ngjashme si modele për videon.

Dikotomia midis mënyrës sesi media e trajtoi Timberlake kundër Spears u vu në pah në dokumentarin “Framing Britney Spears” në shkurt 2021.

Britney tani është e fejuar me aktorin Sam Asghari, me të cilin është në lidhje për më shumë se pesë vjet. Ndërkohë, Timberlake është i martuar me Jessica Biel dhe kanë dy djem.

Britney ka gjithashtu dy djem, Sean, 16, dhe Jayden, 15, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, me të cilin u takua pas ndarjes nga Timberlake.

Artikuj të ngjashëm