PSE NUK I’U SHKRUA EMRI I BEBE REXHËS NË KËNGËN E NICKI MINAJ?!

By

Lajmi që Bebe Rexha ka kënduar në refrenin e këngës ‘Hey Mama’ nga David Guetta, Nicki Minaj dhe Afrojack bëri zhurmë jo vetëm në mediat tona por gjithandej botës.

E fundit që ka shkruar për këtë gjë është prestigjiozja ‘Billboard’. Në këtë artikull fokus i është dhënë zërit të Bebe-s, e cila pavarësisht që ishte pjesë e këngës nuk i është shkruar emri i saj.

E pyetur nga Billboard, Rexha është përgjigjur:  “I kam shkruar e-mail Guetta-s. Me të vërtetë doja të cilësohesha si bashkëpunim, sepse ka qenë pjesë e një kompanie më pas më kanë larguar dhe tashmë kam nënshkruar një kontratë të dytë, kështu që ka qenë shumë e vështirë. Por ajo që ka ndodhur është se ka pasur shumë emra në titull, dhe ata kanë dashur të kenë sa më pak që është e mundur”.

Për këtë përgjigje që i ka dhënë David Guetta, Rexhës i është dukur i arsyeshëm por pavarësisht kësaj nuk e mohon dëshirën se do të dëshironte ti shkruhej emri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm