Arian Çani nuk është Arian Çani nëse nuk provokon pak mysafirët e ftuar. I tillë prezantuesi është njohur prej shumë vitesh në emisionin Zonë e Lirë.
Megjithatë, sonte si rrallë herë, Çani zhvilloi pothuajse një intervistë të plotë pa gjeste e diskutime të temave që tek ne konsiderohen tabu.
Kështu prezantuesi veproi me Dhurata Dorën, po për çfarë arsye ?!
Arsyen Çani e zbuloi vetë në Zonë e Lirë në përmbyllje të intervistës me Dhuratën ku deklaroi se artistet e vërteta trajtohen si princesha në emisionin e tij.
Vlerësimin për këngëtaren Ariani e ceku disa herë duke thënë se ajo është një këngëtare e talentuar dhe jo si ato që jemi mësuar t’i shohim me shumicë. /prive.al/