Të gjitha mbajnë mend Arsim Abdulin nga Maqedonia, ish-konkurrentin e sezonit të dytë të “Për’puthen”, baba i një djali.
Ai gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e safit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.
Më pas, ai pati edhe një histori me një tjetër grua që si duket i ka ardhur fundi sepse ai ka deklaruar se është rikthyer me bashkëshorten e tij.
“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. “, tha ai te “Shqipëria Live”. /Prive.al