Avril Lavigne u fejua me artistin Mod Sun më 27 mars në Paris, njoftoi çifti të enjten në Instagram
“Ishte propozimi më i përsosur, romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ne ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi dhe ishin vetëm të dy atë moment”, tha Lavigne, 37-vjeçare, për PEOPLE ekskluzivisht për propozimin.
Ndërsa Lavigne thotë se propozimi “ishte një surprizë totale”, ajo e kuptoi menjëherë pasi u takuan se ai ishte i vetmi për të. /Prive.al