Propozimet më të bukura për martesë të të famshmëve shqiptarë ndër vite

By

Propozimet për martesë, qofshin me pyetjen e thjeshtë “Do martohesh me mua?” apo ato me gjeste të mëdha, janë gjithmonë të veçanta.

Propozimi për martesë është një moment që një çift e kujton gjithmonë me dashuri, e ne rikujtojmë disa nga propozimet më të bukura që kanë bërë publike të famshmit shqiptar.

Miriam Cani – Alban Skënderaj i propozoi asaj gjatë një zhytje nën ujore në Oqeanin Indian të cilën e kishte organizuar me instruktorët në vitin 2013. Miriami tejet e emocionuar sigurisht që i tha “Po”. Çifti sot janë prindër të një vajze dhe u martuan pas 6 vitesh me datë 7 Maj 2019.

 

Emina Cunmulaj – Një propozim të veçantë e morri edhe modelja shqiptare Emina. Gjatë ditëlindjes së saj të 30-të, burri i saj milioneri iranian Sam Nazarian organizoi një darkë për të, me të gjithë familjarët dhe miqtë e tyre. Ai aty mbajti një dolli ku i deklaroi asaj ndjenjat dhe mirënjohjen e përjetshme, e në fund duke i bërë asaj pyetjen e madhe.

 

Vesa Luma – I shumëpërfolur ka qenë edhe propozimi i reperit Big Basta për këngëtaren Vesa Luma. Basta zgjodhi qytetin më romantik Parisin pikërisht në Kullën Eiffel, që të bënte pyetjen me 12 dhjetor 2012.

 

Argjentina Ramosaj – Partneri i saj si destinacion zgjodhi një ndër vendet më të bukura në botë Tajlandën. Çifti ishin për pushime kur partneri i saj e surprizoi me pyetjen “Will you marry me?” shkruar në rërë. Sot ata janë prindër të një vogëlushi simpatik Noah.

 

Elita Rudi – Reperi shqiptar Gjiko zgjodhi ditën e ditëlindjes t’i propozonte Elitës për martesë. Ai organizoi festë për ditëlindjen e saj të 25-të, ku një moment të caktuar Gjiko u ul në gjunjë me unazë në dorë duke i propozuar martesë. Prej asaj dite, Gjiko vazhdon t’i propozojë Elitës si gjest romantik, e që të sigurohet vazhdimisht që ajo do të jetë pranë tij gjithmonë. Çifti u martuan me 23 shtator 2018, dhe janë prindër të një vogëlushi Zëri. /Prive.al

Venera Lumani – Partneri i saj Lindi Islami i propozoi Venerës gjatë pushimeve në Barcelonë, pas 5 vjet lidhje. Shumë i lumtur që Venera ka pranuar propozimin, publikoi në Instagram foton e dorës së saj me unazën e fejesës duke premtuar “Përgjithmonë!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm