‘Mirmëngjes dashni’ titullohet projekti i dyshes Artiola Toska dhe Bruna me të cilin po prezantohen në ‘Kënga Magjike’ këtë edicion.
Projekti në fjalë jo vetëm se po dëgjohet mjaft shumë ai ka marrë edhe kritika mjaft pozitive si nga ana e publikut ashtu edhe mes kolegësh.
E me të vërtetë duket se prodhimi i Flori Mumajesit ka qenë i duhuri për ta pasi që janë sinkronizuar në maksimum duke i dhuruar kështu tregut muzikor shqiptarë një tjetër produkt të shkëlqyeshëm.
Përveç tyre kënga në fjalë ka arritur të grumbulloj edhe një numër mjaft të madh klikimesh në Youtube teksa vetëm 3 dit pas lansimit ka arritur të grumbullojë më tepër se 200 mijë sosh. /Prive.al/