Pas shumë gjobave, Beniada ka një lutje për policinë e shtetit

By

Beniada ka një shqetësim dhe për këtë ajo ka hyrë në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë disa video.

Ish-banorja e shtëpisë Big Brother ka marrë shumë gjoba së fundmi dhe madje ka një lutje për policinë e shtetit.

“Kam një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjobë. Se kam 4 marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi njeri dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit.”, thotë modelja në videot që mund t’i shihni më poshtë.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm