Projekti i radhës nga Mozzik do të jetë “qershia mbi tortë”

By

Projektet e fundit të Mozzik kanë pasur një sukses të paparë dhe ky i radhës do të jetë ‘një qershi mbi tortë”.

Në një postim të fundit në llogarinë e tij në Instagram ai postoi një foto nga studio duke përdorur si metaforë një ‘sticker’, një copë tortë me qershi mbi të.

Ai nuk ka ndarë shumë detaje se cfarë do të jetë ky projekt i ri, mirëpo i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës” për një orë e tridhjetë minuta, ai foli pak edhe për rrjedhën e projekte të tij të ardhshme.

Mozzik dhe Kida gjatë kësaj vere do të vijnë me duetin e tyre të dytë pas “Premtimet” që ishte një ndër sukseset më të mëdha të tyre.

Gramozi tregoi se kanë gati rreth pesë demo, dhe pothuajse janë në një mendje se cilën do e lansojnë. /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=wZCUZoRR77M

Artikuj të ngjashëm