Projekti i madh që i mbeti në gjysmë Adela Xhamanit

By

Opinioni publik u trondit këtë mëngjes nga lajmi i kobshëm i ndarjes nga jeta të Adela Xhamanit, gazetares e cila famën e mori me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të ‘Big Brother Albania’.

Në moshën 31 vjeçare, një infarkt në zemër i mori jetën gazetares rreth orës 4 të mëngjesit.

Kjo vdekje e papritur i ndërpreu në mes shumë plane.

Në muajin Shtator, Adela kishte paralajmëruar rikthimin në ekran përmes një postimi ku zyrtarizonte kalimin në Fax Neës, kanalin informativ më të ri në Shqipëri.

‘Shihemi së shpejti se na mori malli. Më uroni fat! Projekt i ri’ – shkruante në postimin e bërë me 23 Shtator Xhamani.

Adela zyrtarisht kishte nisur punën në ekran me 1 Tetor teksa me 15 Nëntor planifikonte të niste programin e saj autentik të titulluar ‘Në shtëpi me Adelën’.

Ky program do përbënte hap të madh për bukuroshen e cila pas disa viteve në gazetari të shkruar, më në fund do niste emisionin e saj në ekran.

Vdekja e kobshme la në gjysmë çdo gjë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm