Në Janar të këtij viti Skerdi dhe bashkëshortja Vesa Rama u bënë prindër për herë të parë.
Me 4 janar erdhi në jetë djali i çiftit Roi, si fryt i dashurisë.
E artisti ka vendosur ta përjetësojë kujtimin e bukur të bërjes prind edhe me projekt muzikor. Reperi ka zbuluar ditën e sotme se shumë shpejt do të vijë me një projekt muzikor dedikuar djalit dhe bashkëshortes së tij.
Këtë këngë duket se ai do ta shoqërojë edhe me momentin më të bukur të jetës së tyre, lindjen e Roit.
Skerdi ka ndarë në Instagram një pjesë të shkurtër nga kënga dhe video, të cilat janë realizuar para dhe pas lindjes së vogëlushit.
Ne mezi presim këtë këngë.
“Ky projekt i dedikohet djalit tim Roit dhe gruas sime Veses. Nje emocion i forte mes vargjesh me kaplon sa here degjoj kete kenge te cilen e krijova pak nga pak teksa shihja djalin tim duke u rritur. Sot jam mirenjohes ndaj Zotit per kete bekim qe m’ka dhene dhe ne njevjetorin e engjellit tim, kjo do jete dhurate nga shpirti i nje babai… #comingsoon“, ka shkruar reperi përkrah videos.