Projektet e reja nuk paskan qenë i vetmi rikthim i Jehonës

By

Pas një periudhe relativisht të gjatë të shkëputjes nga skena muzikore shqiptare, Jehona Sopi theu akullin duke marrë pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’ fundvitin që lamë pas.

Nuk vonoi shumë dhe këngëtarja solli një tjetër projekt të ri, të titulluar ‘Jena dashtë’.

Kënga doli për 14 Shkurt, ditën e të dashuruarve dhe duket se i ka trasuar Jehonës rrugën për një tjetër rikthim – atë në koncertet muzikore.

Këngëtarja do të jetë krah Robert Berishës për të performuar në një koncert në Belgjikë me datë 6 Mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Duket se Jehona është këtu për të qëndruar dhe nuk do t’i mungojë fansave për kohë të gjatë siç ka bërë deri tani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm