Armani anulon sfilatën në Javën e Modës në Milano, ja çka ndodhi!

By

Java e Modës në Milano sot kishte ditën e fundit, por si pasojë e rasteve të shumta të koronavirusit që janë shfaqur në atë qytet është ndaluar sfilita e dizajnerit të njohur, Giorgio Armani.

Ishte vet dizajneri i cili mori këtë vendim duke anuluar sfilatën e koleksionit vjeshtë – dimër 2020 njëherësh është bërë stilisti i parë italian që merr këtë vendim.

“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, kishte deklaruar Armani.

Armani bëri të ditur se koleksioni do të prezantohet në një pasarelë me dyer të mbyllura për të publikun por do të mundet të ndjeket vetëm në  ‘live stream’ në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e rrjeteve sociale të këtij brendi, shkruan Daily Mail.

Artikuj të ngjashëm