Duket se reperi 2po2 nuk po i kushton dhe aq rendësi singlave pasi e ka mendjen për dicka më madhështore.
Duke pas parasysh që kanë kaluar 6 muaj pa ndonjë projekt të ri gjegjësisht nga kënga e fundit ”Kohë që lujna” po na bënë të kuptojmë se Besniku është duke përgatitur një super surprizë.
Bëhet fjalë pikërisht për një album i cili do të publikohet para verës e që do të përmbajë gjithsej 15 këngë.
Sigurisht se këtij albumi do ti paraprijë ndonjë këngë me videoklip por kur do të ndodh kjo mbetet të shihet.