Adelina Ismaili me rolin e ri në serialin “O sa mirë”, vjen edhe me një pamje të re.
Këngëtarja e tani edhe aktorja, Adelina Ismaili që ka nënshkruar kontratë me produksionin e “O sa mirë”, për të qenë pjesë e serialit deri në fund të këtij sezoni, ka ndryshuar tërësisht pamje.
Ismaili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet me flokë të shkurtër dhe me balluke.
Ajo e ka ruajtur ngjyrën e saj të zezë të flokëve dhe nuk ka eksperimentuar me ndonjë tjetër ngjyrë dhe si gjithnjë, Adelina ka një pamje atraktive dhe shumë në formë. /Prive.al