Shumë hite që dëgjojmë çdo ditë, kanë dalë nga studioja e tij dhe janë prodhime të tija.
Nisur nga kënga “Bon Bon” e Era Istrefit që bëri xhiron e botës, e tek plot këngë të tjera të artistëve shqiptarë që u shndërruan në hite.
Ndërsa producenti kosovar Cricket, në edicionin e javës së kaluar në Prive, u pyet nga Artan Telaku, se cila është artistja më e mirë e momentit?
“Pa dyshim Tayna”, ka thënë ai!
“A vetëm se është e juaja?”, pasonte pyetja e radhës nga Telaku, të cilës producenti i përgjigjet: “Po edhe po të mos ishte, artistja më e mirë do ishte”.
Intervista e plotë 60-të sekondëshe në Prive: