Halit Ergenç baba për herë të tretë! Zbulohet gjinia dhe emri i foshnjës

By

Aktori shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, Halit Ergenç është bërë baba për herë të tretë nga martesa me aktoren, Berguzar Korel.

Çifti që janë prindër të dy djemve, mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë. Ata pagëzuan vogëlushen me emrin Leyla.

Për të shënuar rastin dhe për të njoftuar të gjithë ndjekësit e saj, Berguzar publikoi disa fotografi nga materniteti me një mesazh të fuqishëm.

“Kështu lindi vajza jonë e bukur. Pse po jua them këtë? Çdo lindje është e ndryshme, çdo fëmijë është i ndryshëm. Në këtë proces, mos keni asnjë ide fikse në mendjen tuaj. Kur zgjidhni mjekun tuaj, kini kujdes që ai të jetë dikush me përvojë, i dhembshur, i kushton rëndësi privatësisë dhe sigurisht shëndeti i foshnjës ju vendos mbi gjithçka”, shkroi Berguzar ndër të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm