Probleme me peshën? Ja disa mënyra se si të shtoni kilogram

By

Të qenit nënpeshë nuk është e mirë për shëndetin tuaj.

Nënpesha mund të ndikojë që të keni sistem imunitar të dobët, kocka të brishta dhe lodhje.

Nëse dieta është shkaku i peshës suaj të ulët, ndryshimi në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar që siguron sasinë e duhur të kalorive për moshën dhe gjatësinë mund t’ju ndihmojë të arrini një peshë të duhur shkruan Mayoclinic, transmeton Klankosova.tv.

Përpiquni të shmangni ushqimet me kalori të lartë të mbushura me yndyrna dhe sheqer, si çokollatat dhe pijet me sheqer, për të shtuar peshë.

Këto ushqime mund të rrisin yndyrën e trupit në vend të masës së dobët trupore dhe të rrisin rrezikun e zhvillimit të niveleve të larta të kolesterolit në gjakun tuaj.

Disa mënyra si të shtoni peshë më shpejt:

-Hani më shpesh.

-Provoni smoothie dhe shake.

-Kujdes kur pini.

Disa njerëz mendojnë se pirja e lëngjeve para ngrënies ua zbeh oreksin. Në këtë rast, mund të jetë më mirë të pini pije me kalori më të larta së bashku me një vakt ose meze të lehtë.

-Hani arra, gjalpë kikiriku, djathë, fruta të thata dhe avokado.

-Shtoni ushqime shtesë në pjatat tuaja për më shumë kalori

-Kiflet me krunde, kosi dhe granola janë zgjedhje të mira.

Ushtrimi, veçanërisht trajnimi i forcës, mund t’ju ndihmojë të shtoni peshë duke ndërtuar muskujt tuaj.

Ushtrimi gjithashtu mund edhe të stimulojë oreksin tuaj.

 

Artikuj të ngjashëm