Prive zbulon: Këngëtari i famshëm po bëhet baba i binjakëve

By

Këngëtari i famshëm kosovar, Albatrit Muqiqi po pret që të bëhet baba për herë të dytë me bashkëshorten e tij, Egzona Muqiqin.

Burime të Prive afër çiftit, kanë thënë se Egzona është në pritje të binjakëve.

Egzona Muqiqi, bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, e ka konfirmuar shtatzëninë e dytë përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e vet në Instagram me rastin e ditëlindjes së saj.

Dyshja që u martuan në nëntor të vitit 2016-të, po bëhen sërish prindër megjithatë deri më tani e mbajtën të fshehur.

Egzona dhe Albatriti janë prindër të një vajze me emrin Amelia.

 

Artikuj të ngjashëm