Pas bashkëpunimi të suksesshëm me Mimoza Shkodrën, Skerdi ka vendosur që sërish të sjellë një këngë me një femër.
Kësaj radhe, këngëtari i hitit “Si Bugatti” ka zgjedhur Donjeta Morinën.
Dyshja po sjellin një këngë me titull “Falma” dhe lajmin e konfirmuan mbrëmë.
Prive merr vesh së një pjesë e videoklipit është xhiruar mbrëmë dhe gjysma tjetër pritet të përfundojë sot.
Projekti muzikor i punuar nga Diez Production, pritet të dalë së shpejti dhe të jetë një hit i padiskutueshëm./Prive.al