Prive Paparazzi: Zbulohet mashkulli misterioz krah Fjolla Morinës

By

Arrin të krijojë lajm edhe me lëvizjen më të vogël.

Përkundër se shpesh synon të ruajë privatësinë, emri i Fjolla Morinës vazhdimisht ka qenë magnet për median dhe publikun që kanë kuriozitet të lartë për jetën e këngëtares.

Jeta, familja, lidhjet e dashurisë e jo vetëm kanë qenë vetëm disa prej temave me të cilat këngëtarja ka pushtuar portalet.

E muajve të fundit, patëm një qetësi. Emri i Fjollës nuk është lakuar shumë mbi një lidhje të re deri tek një postim mbrëmë ku fshihte një mashkull në cilësinë e shoferit teksa vetë ishte e ulur në sediljen e përparme të makinës dhe Fifin, shoqen e saj të ngushtë, prapa.

Përkundër faktit se Fjolla e fshehu mashkullin në Snapchat, atë ua zbulojmë ne! Prive ka arritur të sigurojë disa fotografi paparazzi nga Tirana ku këngëtarja dhe djali misterioz shihen teksa dalin nga një veturë luksoze.

Se a bëhet fjalë për një shoqëri apo diçka më tepër këtë nuk mund ta themi me siguri kaq shpejt megjithatë e rëndësishme është që të Fjolla po ndihet mirë. Kjo ka rëndësi, të paktën tani për tani! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm