Pritjes për projekte të reja nga Yll Limani po i vjen fundi

By

Së fundmi çdo tweet i këngëtarit në llogarinë e tij në Twitter po replikohet me kërkesën e ndjekësve të tij të publikojë një projekt të ri.

Projekti i fundit i këngëtarit “Engjej” ishte vitin e kaluar në muajin dhjetor i cili erdhi si surprizë për fansat e tij.

Mirëpo, si duket pritjes për një projekt të ri po i vjen fundi dhe këtë e konfirmoi vetë këngëtari.

Në një tweet ku ishte i etiketuar këngëtari, një ndjekëse i kërkon atij të publikojë këngë të reja. I njëjti tweet është bërë retweet nga këngëtari ku shkruan “Maj, Maj, Maj”.

Kështu që është e sigurt të thuhet se ju fansa të Yllit bëhuni gati sepse në Maj ai po sjell projekt të ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm