Prisni pak, pasuesi i ‘Top Fest’ po vjen së shpejti?

By

Teksa ‘Kënga Magjike’ si festivali i vetëm i mbetur përtej të përvitshmit të RTSH po shkon drejt finales, duket se në tregun muzikor shqiptar do të ketë sërish lëvizje të reja.

 

View this post on Instagram

 

Java e 10të sot me artistët Big të @kengamagjikeofficial @tamaratodevska @westsidefamilyofficial & @kondialban @jehonasopiofficial @soni_malaj

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Këtë herë, Top Channel do të sjellë një format, i cili në bazë të indikacioneve të para, duket se do të jetë pasuesi i ‘Top Fest’, mbyllur në vitin 2015 me edicionin e tij të 12-të.

Lajmi është bërë i ditur përmes një promoje fillestare ku njoftohet se janë hapur aplikimet.

‘Së shpejti, ‘Jeho’, spektakli më i ri i muzikës moderne shqiptare në Top Channel, Top Albania Radio dhe My Music. Një garë midis këngëve të reja të krijuara nga artistë të mbarë shqiptarisë. Dërgoni krijimet tuaja. ‘Jeho’, spektakli më i ri i muzikës moderne shqiptare. Mos harroni, një beat mund të bëhet super hit’ – thuhet në paralajmërimin e parë.

Nga pak çfarë është zbuluar, duket se nga koncepti i ‘Top Fest’ i cili bëri të famshëm shumë emra të njohur ka mbetur idea fillestare – modernja teksa na mbetet të presim më tej për detajet e ‘Jeho’.

Ky zhvillim vie surprizë marrë shkas nga fakti se kur ‘Top Fest’ u mbyll, ai u konsiderua si koncept i tejkaluar.

‘Në gjykimin tonë, festivali si formë e ka kryer tashmë misionin e tij. Vit mbas viti ky festival ka evoluar duke nisur trende dhe mënyra të reja. Tashmë ndodh diçka tjetër. Publiku ynë është i mësuar me format europiane të vlerësimit të muzikës dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi më ekspert se Europa apo bota’ – ishte shprehur Lori Hoxha që atë vit u përfshi në realizim bashkë me Ledion Liçon.

Formati europian që dyshja sollën në vitin pasues ishte ‘Top Awards’ i cili nuk u vazhdua kurrë më, për arsye të panjohura zyrtarisht. Tashmë, as Lori e as Ledioni nuk janë të përfshirë direkt në projektet televizive në Top prandaj do jetë interesante për t’u parë se nga kush dhe çfarë është menduar për ‘Jeho’.

Derisa ‘Jeho’ të nisë në ekran me shpresën që do të ‘zbulojë’ emra si Alban Skënderaj, Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi ndonëse në kohë krejt të tjera, le t’i kujtojmë bashkë disa prej hiteve të pavdekshme të ‘Top Fest’ që dëgjohen edhe sot kur nga to ka kaluar më shumë se një dekadë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm