Nëse nuk keni ndjekur mbrëmë finalen e “Festivalit të Këngës”, sot me patjetër që keni marrë vesh kush fitoi dhe çka po flitet.
Arilena Ara morri çmimin e parë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020.
Mirëpo jo të gjithë janë të kënaqur me zgjedhjen që u bë nga juria, duke preferuar më shumë “Tana” të Elvana Gjatës.
Sot, moderatorja Alketa Vejsiu në një shkrim të gjatë të postuar në rrjetin e saj në Instagram, me pak fjalë uron Arilenën për fitoren dhe pjesa tjetër e shkrimit i dedikohet Elvana Gjatës:
Postimi i saj nuk ishte pëlqyer nga Arilena dhe për më tepër ajo nuk ndjek më Alketën në Instagram.
Kujtojmë që Arilena sot vetëm 21 vjeçare, morri pjesë në “X Factor” ku doli fituese dhe tek “Gjeniu i vogel” ku u rendit e treta – të dy formate këto të drejtuara nga Alketa Vejsiu. /Prive.al