Të martën, Zvicra shënoi ditën e saj kombëtare të pavarësisë.
Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me organizimin nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Në këtë ngjarje ishin të ftuar shumë personalitete, ndërmjet të cilave ishin prindërit e yllit shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Vera dhe Besnik Sahatçiu (Ora) ndanë në rrjetet sociale disa foto nga vizita e tyre e përbashkët në këtë organizim, ku takuan edhe personalitete shtetërore të rëndësishme.
Në disa nga fotografitë e ndara me ndjekësit e tyre në Instagram, shihet se ata përshëndetën kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dhe gruan e tij, Rita Augestad Knudsen. /Prive.al