Duke ikur nga moti i mërzitshëm i Britanisë, prindërit e Rita Orës ka kohë që janë zhvendosur në Ballkan.
I kemi parë në Prishtinë, kanë vazhduar në Ulqin, janë rikthyer sërish në Prizren ku kanë shijuar Dokufest kurse tani kanë marrë prapë rrugën drejt Ulqinit.
Në villën luksoze tek e cila u kap mat edhe Lewis Hamilton, Vera dhe Besnik Sahatçiu janë shfaqur duke shijuar temperaturat e nxehta të bregdetit.
Në imazhin e fundit, nëna e këngëtares me shaka ka komentuar ‘ngulitjen’ e syve të bashkëshortit.
‘Zoti e di se çka po mendon Niku. Duhet të vazhdoj të shkoj në gym. Momente argëtuese’ – është shprehur Vera. /PRive.al/