Prindër për herë të dytë, Miriam Cani e Alban Skënderaj japin lajmin në koncert

By

Këngëtari Alban Skënderaj mbrëmë ishte në Prishtinë për ta mbajtur koncertin e radhës i cili mblodhi një numër të madh të të pranishmëve në sallën e sporteve ‘1 Tetori’.

Dhe përderisa fansat po prisnin të dëgjonin vetëm muzikë nga ai, kjo s’ishte e tëra që ata kishin përgatitur.

Supriza më e madhe që çifti zbuluan ishte ajo se po bëhen sërish prindër. Ishte Miriam Cani ajo e cila tregoi këtë lajm emocionues para të pranishmëve.

Dyshja tashmë janë prindër të një vajze me emrin Ameli, dhe në sajë së dashurisë të tyre të madhe shumë shpejtë do të vijë në jetë fëmija e dytë dhe familja Skënderaj po zgjerohet.

 

Artikuj të ngjashëm