Me 28 Nëntor, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë për herë të parë prindër.
Ata u bekuan me një vajzë të cilën vendosën ta pagëzojnë Ameli.
Tani kur janë bërë gati një muaj nga lindja e vajzës, çifti ka shpërndarë një imazh ku nënë e bijë shihen bashkë si një kartolinë e bukur e urimit të Krishtlindjeve.
Fotoja është shpërndarë edhe nga Albani i cili si përshkrim të fotos ka zgjedhur emërtimin ”Princeshat e mia”.