Aeroporti, si vendi ku gravitojnë më së shpeshti fytyrat publike shqiptare sot ka takuar emra të njohur.
Bëhet fjalë për reperin nga Shqipëria, Noizy dhe prezantuesen e SuperSport që janë parë së bashku në një foto të shkrepur në Rinas.
Më shumë se ndonjë lidhje eventuale mes dyshes, kjo foto përbën thjesht një takim rastësor të gazetarëve të Supersport përfshirë Shakohoxhën dhe Rigelsit që nuk ka kaluar pa një postim nga Ilda në rrjete sociale.
Mes tjerash, prezantuesja ka treguar në këtë formë pëlqimin e saj për këngët e reperit dhe labelin OTR në përgjithësi pasiqë në përshkrim është shprehur: ‘Me 30 vet’. /Prive.al/