Prezantuesi shqiptar heq dorë nga televizioni

By

Prezantuesi shqiptar Kelvi Kadilli ka vendosur që të largohet tërësisht për një kohë nga ekrani.

View this post on Instagram

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Lajmin e ka bërë të ditur sot në programin e mëngjesit në RTV Ora, aty ku nisi punë pas largimit nga Top Channel vetëm pak muaj më parë, në Shtator.

Në ‘lamtumirën’ për shikuesit, Kadilli citoi biznesin e ri si arsye që do ta distancojë nga puna me të cilën u bë i njohur. Arjon Muça do jetë fytyra e  re e programit krah Arjola Shehut teksa dorëzimi i ‘stafetës’ u bë direkt në ekran.

Kadilli, famën e mori me intervistat provokative në MAD TV të cilat bënë që lehtësisht të ngjitej në Top Channel.

Në 2018-tën, Prive.al pati raportuar se Kelvi do largohet nga Topi, fakt të cilin e mohoi me ironi e përbuzje.

Nuk u desh shumë kohë që raportimi të bëhet realitet dhe mesa duket as lëvizja e re me program mëngjesi nuk rezultoi e duhura për moderatorin që për të mos ‘maltretuar’ veten, portalet që shkruajnë dhe mbi të gjitha publikun, e ka parë të nevojshme pauzën mes tjerash edhe për të shpëtuar ‘kurbën’ e trendit në karrierën e tij si moderator.

Artikuj të ngjashëm