Publikohet ‘Selfmade’: Bashkëpunim i Yllka Kuqit me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz

By

Para pak ditësh Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë Luizën, vajzën e saj që bekoi akoma më shumë familjen e tyre. E në këtë periudhë kur duhet fokusuar te Luiza, Yllka ka menduar të mos i mungoj publikut.

Mbrëmë është publikuar “Selfmade” ku Yllka është e ftuar e Baby Brown dhe Cengiz Elmaz i cili është realizuar shumë muaj më parë. Brown dhe Elmas janë të njohur në tregun turko-gjerman teksa pa dyshim dyshim se me këtë bashkëpunim do afirmohen edhe në tregun tonë.

Dy artistët për Kosovë janë në menaxhimin e gazetares Edona Gashi dhe kjo këngë do të jetë vetëm e para në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.

Ky projekt ka në bazë, këngën e njohur popullore “Do ti kallim”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm