Familja e prezantuesit shqiptar Devis Muka është shtuar me një gëzim të ri.
Prezantuesi i “Fiks Fare” është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e bukur e ndau me një postim në llogarinë e tij të Instagram.
Ai është bërë baba i një djali dhe fotografinë e parë të porsalindurit e ndau në rrjetin social duke zbuluar se e kanë pagëzuar me emrin Eidan.
“EIDAN 🤍 … mire se erdhe BIRI IM, është bukur kur i dhuron jetë viteve dhe jo vite jetës”, shkroi ai në postimin e tij. /Prive.al