Prezantuesi i lajmeve të Klan Kosovës befason artistin e njohur pasi ia këndoi këngën (VIDEO)

By

Në kuadër të festimit të 10 vjetorit të Klan Kosovës, një pjesë e stafit të televizionit ishin angazhuar që gjatë gjithë ditës së 17 Shkurtit, të performonin LIVE edhe në muzikë.

Njëri nga ata që këndoi atë ditë, ishte edhe gazetari dhe prezantuesi i lajmeve, Kushtrim Reshitaj.

Ai kishte zgjedhur baladën “Do të doja” të këngëtarit Naser Berisha.

Dhe kur Reshitaj më pas e shpërndau atë në profilin e tij në Facebook, ishte vet autori i kësaj kënge ai i cili e komplimentoi për interpretimin.

Madje e ripostoi në Facebook, duke i bashkangjitur fjalët “Kënaqësi me ndëgju”.

Më poshtë e gjeni linkun e kësaj kënge të kënduar nga Kushtrim Reshitaj.

Artikuj të ngjashëm