Halloween ka qenë i frikshëm për shikuesit e programit të Wendy Williams. Në kohën kur autorja po fliste për kostumet e natës së 31 tetorit, fillon të ndihet keq dhe i bie të fikët.
Menjëherë, operatorët ndërrojnë planin e xhirimit dhe fillon transmetimi i reklamave të cilat ishin shumë të gjata.
Pas disa minutave pauzë, Williams e veshur si Lady Liberty u kthye në skenë ku sqaroi gjithçka: “Nuk ishte në skenar. Ndjeva shumë nxehtë nga kostumi dhe më ra të fikët. E dini çfarë unë jam kampione dhe ja ku kthehem sërish”.
Audienca për disa minuta mbeten të shokuar nga ajo çfarë panë, teksa video u bë virale në internet./Prive.al