Prestigjizoja “NY Weekly” i ka dedikuar një shkrim moderatorit të Klan Kosova, Enur Pakashtica, njëherësh autor i programit “Wazzup”.
Artikulli jep një sfond historik të jetës dhe karrierës së moderatorit i cili prej shtatë vitesh është një nga fytyrat më familjare në ekran për secilin prej nesh.
Në të tregohet pasioni për muzikën dhe televizionin, pjesëmarrja në formate si “Gjeniu i vogël” e “X Factor” e deri tek intervistat më senzacionale si ajo me babain e Rihannës, dhënë për “Wazzup”.
“Enur Pakashtica e bën suksesin fuqinë e tij” – është titulli me të cilin nisë ky shkrim.
Të plotë mund ta lexoni në vegëzën në vijim. /Prive.al