Prestigjiozja Billboard i kushton Erës një artikull të plotë!

By

Fenomeni Era Istrefi që ka nisur t’i kap majat botërore të suksesit po njeh vetëm lajme pozitive në karrierën e saj.

Tashmë kur njihet në tërë botën me stilin unik dhe muzikën që kultivon, një artikull i postuar sot në prestigjiozen Billboard është një tjetër kthesë e rëndësishme që rikonfirmon rrugëtimin ndërkombëtar të Erës,

Në artikull shkruhet se si Patrick Moxey, presidenti i Ultra Music ka hasur në artisten shqiptare me origjinë nga Kosova.

Ai Erën e ‘gjeti’ në Youtube përmes linkut të këngës ‘Bonbon’ e cila u bë virale në internet.

Më tej, nënvizohet fakti i kapacitetit unik vokal të Erës, si një përzierje mes Sias dhe Rihannas. Presidenti Moxey në intervistë deklaron se përzierja e fjalëve mes anglishtes dhe shqipes së këngëtares është diçka që nuk mund të krahasohet me askë tjetër.

Pasi krijuesi i Ultra Music u bind për talentin e Erës ai mori rrugë drejt Shqipërisë për t’u takuar me artisten dhe stafin e saj ku edhe aty ishte befasuar nga krijuesja e ‘Bonbon’.

“Unë kam qenë shumë i inkurajuar kur kam folur me të”, thotë Moxey. “Të gjitha pyetjet e saj kishin të bënin me këngë, prodhimin, koreografinë, styling, përmirësimin e performancave të saj, ku ajo mund të regjistrojë krijimet muzikore, etj. Kuptova se perspektiva e saj ishte për të qenë një artiste e klasit botëror dhe një artiste ndërkombëtare.” – shtoi Moxey.

Për fund, ai shtoi se po punojnë në një album dhe në Prill, Erën do e nisin në Los Angeles për të krijuar muzikë me disa tekstshkrues të ndryshëm.

Ky është vetëm fillimi, shqipet po shkëlqejnë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm