Teksa “Zgjoi” po vazhdon suksesshëm rrugëtimin në arenën ndërkombëtare, premierës në Uashington i ka shtuar më shumë peshë prezenca e dy grave.
Fjala është për Presidenten Vjosa Osmani dhe yllin botëror Dua Lipa.
Ato kanë qenë prezente në premierë duke shprehur përkrahje për filmin i cili po korr suksese të mëdha dhe është i nominuari i Kosovës për “Oscars”. /Prive.al