Vjen mesazhi i parë i Capital T pas mbrëmjes spektakolare në Prishtinë

By

Mbrëmë është mbajtur eventi më i madh i verës në qytet “Time Capsule II”.

Nën shoqërinë e artistëve të njohur, “Time Capsule II” na bëri të shijojmë një natë të paharrueshme.

Në skenë u ngjitën artistë si :Kanita, Lluni, Rina Balaj, 2po2, Elvana Gjata, Lyrical Son, MC Kresha, Ledri Vula, Alban Skënderaj e Majk.

Ky koncert solli një natë madhështore përpara një turme të madhe të shikuesve.

Një nga momentet e veçanta të koncertit ishte momenti i ngjitjes së artistit ndërkombëtar Akon në skenë.

Kur kanë kaluar orë nga koncerti, Capital T ka ndarë me ndjekësit mesazhin falënderues:

“Hej Prishtinë. Tash u zgjova nga ëndrra… Ende s’jam në gjendje ta perceptoj at që ka ndodh mbrëmë. Po kërkoj dikush me m’picku. M’keni bo mu ndi njeri ma me fat n’botë dhe çdo dilemë, frikë, pasiguri, apo ide për t’u tërhequr ka marrë përgjigje dje. PO, ia ka vlejt gjithçka kam kalu. Ky është rrugëtimi më i bukur i jetës sime dhe s’do kish qenë kurrë kështu pa JU. Dhe unë s’du tjetër veçse me ju thënë FALEMINDERIT secilit prej jush që ishin dje për mua aty. Ju që keni ardh nga (lagjet e Prishtinës që përmendi 2PO2). Ju të tjerëve që keni ardh nga Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaji ,Mitrovica, Vushtrria, Drenica, Podujeva juve që erdhët nga Tirana ime, mërgimtarëve të Kosovës. Gjithsecilit që dje, në mes të muajit më të nxehtë të verës, mund të zgjidhnit të ishit kudo, në det a mal, club a shtëpi; por s’e bëtë. Lat gjithçka për të qenë ME MUA, PËR MUA. Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush dhe përveçse me shumë punë për muzikë të mirë s’di si t’ju thotë FALEMINDERIT. Ishalla ia dal që gjithë këtë dashni që ma keni dhënë, t’mund t’jua kthej në tjera “shenja” me muzikën time në jetën tuaj. Dikush më tha mbrëmë se me ty kemi festu dashninë e ‘qajt’ ndarjen e kemi kalu shumë momente të rëndësishme në jetë, Tash e tutje, dashtë Zoti veç gëzojmë bashkë.

Zoti ju bekoftë krejtve!

Ju don, Trimi!”

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Artikuj të ngjashëm