Pasi në sheshin e xhirimeve nga fansat e flaktë të Game of Thrones u vërejt një gotë çaji me një filter në të e që u mendua se ishte gotë kafeje e Starbucks, audienca ka vërejtur edhe gabime të tjera që nuk përputhen me konceptin e serialit, ngase janë objekte moderne të vendosura në një hapësirë mesjetare!
Në episodin e parafundit të sezonit të ri, edhe në një fotografi që HBO plasoi në internet, njëri prej personazheve kryesore Jamie Lannister, i cili e kishte dorën e këputur, u paraqit me dorë!
Mirëpo këto s’janë të vetmet gabime të produksionit të HBO në njërin prej serialeve që ka thyer rekorde shikueshmërie!
Objektet moderne fansat i panë edhe në serinë finale!
Dy shishe plastike të ujit, u panë nën këmbët e aktorëve në skenë, kur njerëzit e pushtetshëm të Westeros takohen për të diskutuar se kush do i drejtojë Shtatë Mbretëritë.
E para shihet në minutën 46:19, e vendosur tek këmbët e Samwell Tarlyt.
Ndërsa një tjetër shishe, është vërejtur në mes këmbëve të Brienne of Tardh dhe Davos Seaworth!