Këngëtarja e mirënjohur Miranda Hashani ka bërë postime të çuditshme në Instagram.
Dy ditë më herët, nga profili i saj në Instagram u postua një mënyrë si rriten të hyrat për 24 orë.
Një tjetër postim i kësaj forme u publikua sot.
“Bëra përsëri tregtinë me 5,000 dollarë dhe mora 38,600 dollarë brenda 24 orëve dhe bëra një tërheqje në Raiffeisen Bank. Është e sigurt dhe e ligjshme, thjesht dërgoni DM” – thuhet.
Me shumë gjasë, bëhet fjalë për një hakim të llogarisë së këngëtares së njohur e cila nuk e ka nën kontroll më këtë profil në Instagram. /Prive.al