Këngëtarja e mirënjohur Poni, zuri vend sot në media në një pjesë tek e cila nuk ishte lakuar më parë – ndryshimet ndër vite dhe fotot nga mbi një dekadë më parë.
Normalisht, burim i lajmit që qarkulloi në portale ishte faqja e njohur ‘Vipat e Bllokut’ që shënjestroi për të parën herë këngëtaren e njohur.
E duket se kjo e fundit, e pamësuar me këtë pjese ka reaguar ashpër duke u kundërpërgjigjur me një fotografi nga e kaluara ku shprehet:
Per tju pergjigjur mendjeshkurterve dhe ziliqareve qe i argeton pa mase te gjejn ndonje foto ku ke dal pa mendje apo ku fotografise i eshte shpelare dhe ngjyra sepse aq shum jan lodhur per ta gjetur, qe sado mos tju pelqej pamja ime !
Ndërkohë, replikë ka pasur edhe nga faqja që ka deklaruar se përmes imazhit nuk kanë dashur të pretendojnë se kanë zbuluar ndërhyrje kirurgjikale dallimet në grim dhe stil. /Prive.al/