Jorida Tabaku nga radhët e Partisë Demokratike duket se është sërish në një pritje të ëmbël.
Ish deputetja duket se është sërish shtatzënë dhe pritet që së shpejti të sjellë në jetë një tjetër fëmijë, pas binjakëve Arba dhe Iris.
Sipas Gazeta Shqiptare Jorida Tabaku është shtatzënë për herë të dytë, ndërsa është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë gëzim që po përjeton.
Pavarësisht këtij fakti, Jorida është parë shumë aktive në kauzat e opozitës që pas djegies së mandateve e deri te protestat masive të organizuara në Tiranë.